Në këtë seksion

Ju ndodheni këtu:  Shkolla 9 Vjeçare

Cikli i Ulet dhe Shkolla 9- Vjeçare Woodrow Wilson

Si shkolle besojme qe ofrojme ne menyre unike me te miren ne edukimin e femijeve (nxenesve tane te te gjitha cikleve).

Femijet qe i bashkengjjten programit tone dhe nisin udhetimin me ne, i sigurohet nje zhvillim edukativ dhe social pararoje dhe teper cilesor.

Stafi yne pedagogjik, ka ne permbajtjen e tij mesues te dedikuar dhe me experience te pasur shume – vjecare profesionale.

“Woodrow Wilson” eshte nje shkolle e gezueshme per femijet. Duke qene se, nxenesit kalojne pjesen me te madhe te dites ne shkolle, ajo (shkolla) eshte gjithashtu sociale dhe mbi te gjitha femijet  rrethohen nga nje ambient i thjeshte ku i jepet rendesi vlerave mesimore, ku perpjekjet e femijeve dhe arritjet e tyre jane te vleresueshme, te mirepritura, dhe te akredituara.  Vajzat dhe djemt tane jane konfident, individual entuziast, plot me karakter dhe energjj, qe vleresojne dhe perkushtohen ne procesin e nxenies si dhe I gezohen kohes se kaluar ne shkolle.

Mundesojme frymezimin e femijes qe ne moshe te hershme, qe te shpalosin talentet e tyre individuale.
 Nxjerim ne pah dhe promovojme forte me te miren e aftesive te femijes dhe u mesojme  vajzave dhe djemve tane te jene te pavarur dhe te cmojne fuqine e jashtezakonshme te nje edukimi te mire dhe arsimit elitar.

Ne ofrojme masa te vogla klasash.

Nje mjedis me burime te shkelqyera.

Ambiente specifike per te ushtruar sporte dhe aktivitete artistike te ndryshme. (Amfiteater; Palester; Fusha basketball-I dhe football-I; pishine me parametra gjysme olimpike, etj.

Prej tri vitesh gjuha angleze zhvillohet duke patur si aksesor ndihmës edhe dërrasat dixhitale të cilat ndihmojnë efikasitetin e performancës së kësaj gjuhe. Duke qenë prioritet i shkollës, lenda e anglishtes zhvillohet 5 orë në javë për të gjitha nivelet që nga klasa e parë deri në të nëntën. Kurikula e shkollës ka gjithashtu edhe lëndë në gjuhën angleze të cilat bëjnë të mundur që çdo ditë nxënësi të zhvillojë dy ose tri orë në këtë gjuhë. Lëndët quhen conversation (shkencat në anglisht dhe përfshijnë; dituri natyre, biologji, kimi dhe fizikë). Mësimdhënia në këto lëndë i shërben zotërimit të terminologjisë në gjuhë të huaj. Këto lëndë zhvillohen në pjesën më të madhe me projekte metodologjia e të cilave rrit performancën e nxënësve edhe në komunikim. Rezultati është i matshëm me pjesëmarrje në aktivitete të shkollës, rajonale e kombëtare si edhe me rezultatet e provimit të lirimit.

Në këtë vit mësimor fillon për herë të parë mësimdhënia përmes tekstit dixhital, në klasat e para dhe të gjashta, duke u pasuar më pas me klasën e dytë dhe të shtatë.

 

Këshillimi i karierës fillon që në klasë të nëntë dhe zhvillohet nëpërmjet aktiviteteve me institucione dhe organizata edukuese dhe rinore si Junior Achivment, Save the children, Ambasada Amerikane etj.

Rëndësi specifike tregohet për nxënësit me nevoja të veçanta dhe ata që vijnë nga jashtë shtetit ose rrethet për një frymë itegruese të shpejtë. Projekti më i fundit është: Jam edhe unë.

 

Ky projekt ndiqet nga psikologia e shkollës në ndërthurje me veprimtari me të ftuar të shumtë të fushave të dhunës, drogës, alkoolit, sportit, etj

 

Në klasat e ciklit të ulët përveç mësuesve të ciklit një pjesë e lëndëve zhvillohen nga mësuesit specialistë si: vizatimi, sportet, muzika, infomatika dhe danci.

 

Edhe nxënësit e ciklit të ulët sikundër ata të kopshtit janë pjesë e dy projekteve të reja nga viti i kaluar të cilat janë: sporti i pedalimit (biçikletës dhe ndërgjegjësimi për vlerën e ushqimeve bio përmes kopshtit të shkollës).

Shkolla 9 vjeçare Woodrow Wilson funksionon në një godinë të veçantë nga gjimnazi dhe pjesa tjetër e shkollës Wilson. Ajo ka një infrastrukturë me standarte të larta, përsa u përket hapësirës që duhet të ketë secili nxënës si edhe parametrave të sigurisë. Përveç klasave mësimore godina përmban laboratorët e kimisë, fizikës, teknologjisë, muzikës, arteve, anglishtes etj. Kinoteatri i shkollës është pjesë ndikuese e rritjes së autonomisë dhe forcimit të personalitetit të nxënësit në aktivitete praktike dhe konkuruese. Po kështu fushat e sportit janë në funksion të orëve sportive në natyrë.

Jemi perhere te lumtur te mirepresim takimin me nxenes qe t’ju tregojme me hollesi se cfare e ben shkollen tone pararoje te arsimit elitar ne shqiperi dhe t’I ftojme te na bashkohen ne udhetimin tone drejt dijes.

© Wilson School

 KOPSHT - për fëmijët e sistemit parashkollor 

 SHKOLLË 9-VJEÇARE • Shkollë e Mesme • SHKOLLË VERORE