Ju ndodheni këtu:  Kampi Veror > Programi i Kampit Veror

Programi i kampit veror

Programi përmban: Transportin në mëngjes me furgona dhe mësues të shkollës, tre vakte ushqimore me gatime nga menca e shkollës, pishinë në dy orare me mësues noti, një orë anglishte argëtuese, një film ose dokumentar në kinoteatër, një orë lojra në fushat e shkollës, punime të ndryshme me allçi dhe baltë, lojra të ndryshme si futboll, lojra me dorë, shah, etj

 

Fëmijët motivohen përmes garave dhe certifikimeve të ndryshme.

 

Ata shtyhen që të shoqërohen dhe të zënë miq të rinj.

 

Fëmijët janë në çdo moment në syrin dhe kujdesin e stafit ndihmës si mjek, roje, ndihmës - mësues etj.

 

Fëmijët më të vegjël zhvillojnë një pjesë të aktiviteteve të tyre në ambjentet e kopshtit të shkollës duke krijuar mundësi për shplodhje.

 

Në kampin veror të shkollës Wilson ndërthuren kujdesi, argëtimi edukimi dhe risitë.

© Wilson School

 KOPSHT - për fëmijët e sistemit parashkollor 

 SHKOLLË 9-VJEÇARE • Shkollë e Mesme • SHKOLLË VERORE