Në këtë seksion

Ju ndodheni këtu:  Kopshti

Çerdhe dhe Kopshti Woodrow Wilson

Ambientet dhe struktura e godinës.

Hapësirat e brendshme dhe të jashtëme të çerdhes dhe kopshtit, janë projektuar dhe organizuar të ndërlidhura me njera-tjetren në mënyrë që të favorizojnë;

Ndërveprimin, autonominë, eksplorimin dhe kuriozitetin, e gjithë kjo është e krijuar në kushte të plota sigurie dhe komoditeti.

 

Krijimi i ambienteve interaktive si dhe pasja e hapësirave të dedikuara të cilat mund të përshtaten në varësi të nevojave për realizimin e projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme argetuese dhe edukative, bën të mundur, familjarizimin e natyrshëm të vogëlueshve me ambientin.

Struktura Kopsht & Çerdhe përbëhet nga:

 

Hapësira dedikuar argëtimit siç janë:

  1. Këndi i lojrave

  2. Parku i gjelbëruar

  3. Fushat dedikuar lojrave sportive të ndryshme në përshtatje me grupmoshat e caktuara.

  4. Klasat për zhvillimin e aktiviteteve edukative

  5. Dhomat e gjumit të gjitha të pajisura me tualete dhe aksesor të përshtatshëm për fëmijët.

  6. Mence me ushqim të pasur dhe të shëndetshëm.

  7. Rafte të personalizuar për secilin fëmijë (për vendosjen e ojekteve personale) etj.

 

Një strukturë e vecantë dhe tepër e rëndësishme është edhe ajo e infermierisë dhe mjekut për të asistuar në çdo moment nevojën për kujdes të specializuar ndaj çdo rasti që mund të paraqitet, gjatë gjithë periudhës së vitit.

Shërbimi i sekretarisë është një tjetër strukturë e organizuar që merret me menaxhimin e çdo nevoje për komunikim dhe informim në raste aktivitetesh, etj. 

Struktura organizative; Stafi pedagogjik dhe kurrikula:

Struktura organizative e kopshtit dhe Çerdhes është e ndarë në grupmoshat si mëposhtë:

  1. 0 vjeç deri ne 3 vjeç ( Çerdhe )

  2. 3 vjeç deri ne 4 vjeç ( Grupi I, Kopsht)

  3. 4 vjeç deri ne 5 vjeç ( Grupi II, Kopsht)

  4. 5 vjeç deri ne 6 vjeç ( Grupi para-shkollor)

 

Ndarja në grupmosha është bërë në përshtatje me kurrikulen mësimore – edukative, në respektim të plotë me udhëzimet e organeve përkatëse shtetërore.

Stafi pedagogjik i struktures çerdhe – Kopsht përbëhet nga edukatore dhe asistente të specializuara dhe diplomuara me arsimin e larte perkates dhe te afta ne pedagogji per femije para-shkollor. Stafi pedagogjik eshte zgjedhur me kujdes te vecante, nga zyra e burimeve njerezore, structure kjo e specializuar qe ben verifikimin e plote dhe te detajuar te edukatoreve duke filluar nga certifikimet; trajnimet; diplomat e marr nga secili prej tyre, si dhe nenshtrimin e gjithe stafit pedagogjik ndaj nje testimi te vecante qe deshmon aftesit e tyre ne mesimdhenie; sjelljen e tyre ndaj femijeve dhe aftesite e tyre menaxhuese per situata te vecanta.

Disa nga aktivitetet e perditshme te structures Cerdhe – Kopsht jane:

  1. Lojra argetuese

  2. Pikture; plasteline; ngjyrosje me bojra;

  3. Muzike dhe kenge per femije

  4. Recitim vjershash dhe tregim perrallash

  5. Mesim vjershash dhe lexim perrallash ne anglisht

  6. Lojra formuese

  7. Mesim te rregullave dhe fjaleve magjike

  8. Te njohim natyren ( mjedisin), frutat dhe perimet

  9. Te njohim ngjyrat dhe format gjeometrike elementare

  10. Te luajme ne grup

  11. Kujdes ndaj higjenes

  12. Ushqim te shendetshem

  13. Fjetje

  14. Transport

  15. Mesim sipas kurrikules per grupmoshat e para-shkollorit; Te njohim shkronjat; te shkruajme; te lexojme dhe para-pergatitje per hyrje ne ciklin e ulet arsimor.

  16. Organizime te ndryshme me raste festash si dhe animator per argetimin e femijeve. Etj.

 

Orari zyrtar I struktures Cerdhe – Kopsht eshte:  Ora 08:00 deri ne oren 16:00 e pasdites. 

© Wilson School

 KOPSHT - për fëmijët e sistemit parashkollor 

 SHKOLLË 9-VJEÇARE • Shkollë e Mesme • SHKOLLË VERORE