Ju ndodheni këtu:  Rreth Shkollës > Historiku i Shkollës

Historiku dhe filozofia e edukimit

në mësimdhënie

Shkolla “Woodrow Wilson”, u themelua në Maj, të vitit 2001 me iniciativën e Z. Lulëzim Masha, president i bordit drejtues. U licensua nga “Ministria e Arsimit dhe Sporteve” të Republikes së Shqipërisë si Shkollë jo- publike me urdhër Nr. 266 dt. 06. 09. 2000 Prot.nr. 1876/1, Urdhër Nr. 120 dt. 21. 05.2002 Prot. Nr. 1775.

 

Shkolla “Woodrow Wilson”, përbëhet nga 5 struktura kryesore:

  1. Çerdhe & Kopsht - për fëmijët e sistemit parashkollor

  2. Shkollë 9- vjecare – me ndarjet në kategoritë: Cikli i Ulët; Cikli i Mesëm i Ulët; Cikli i Mesëm i lartë

  3. Cikli i Mesëm / Gjimnaz.

  4. Shkollë verore.

  5. Konvikt

 

Metodat amerikane të mësimdhënies në shkollën tonë, mbështeten tëresisht në modelin e kurrikulës së miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë.

Shkolla “Woodrow Wilson”, është sot një qendër edukative pararojë, me mjedise të standardeve ndërkombëtare dhe staf të kualifikuar mësuesish të zgjedhur në mënyre rigoroze. Laboratore të pajisur me gjithçka të nevojshme për zhvillimin e lëndëve shkencore dhe praktikave të ndryshme mësimore, të tipit: Laborator informatike, kimie, biologjie, fizike dhe laboratori I arteve të bukura.

Bibliotekë të pasur, terrene sportive, palestër, pishina, mjedise të rrethuara nga gjelbërimi dhe ajri i pastër i parkut të liqenit artificial.

Kushte shumë të mira akomodimi, konvikt, mencë (ushqim), transport etj.

Ofrojmë asistencë të dedikuar për studim pas orarit mësimor nën udhëheqjen e specialistëve më të mirë të edukimit e pedagogjisë. Trajtim dhe përkushtim shembullor për çdo nxënës në veçanti. Mbeshtetje dhe ndihmë të pa-kushtëzuar për secilin nxënës në iniciativat e ndryshme akademike, artistike dhe sportive, në kuadër të zhvillimit të talentit dhe individualitetit  si dhe inkurajimit të brezave të rinj në procesin kreativ. Programe të veçanta në shkollën tonë janë:

 

Programe te vecanta në shkollën tonë janë:

  1. Studime Amerikane

  2. Shkencat në gjuhën Angleze

  3. Projekti Junior Achievement - (Sipërmarrje dhe Administrim)

  4. Modulet për klasën e 11-të; - Etika e biznesit dhe aftësim ne menazhim. Si të jemi të suksesshëm në sipërmarrjen tonë.

  5. Modulet për klasën e 12-të; - Bëhu sipërmarrës dhe drejtues I shoqerise tende tregtare, per nje dite. (Projekt inkurajues për nxitjen e iniciativës për sipërmarrje private si dhe mënyrat / metodat dhe udha që duhet ndjekur për të qënë një biznesmen I suksesshem në menaxhimin e kapitalit privat; resurseve humane; etj.)

  6. Projekti Natyra dhe fëmijët – (krijimi I kopshtit me perime bio, për të nxitur te brezat e rinj dashurinë dhe kujdesin ndaj natyrës si dhe aftësimin e tyre në njohjen dhe kultivimin e bimësisë si një pasuri tepër e vyer e jetës në planetin tonë.) Ky projekt është I dedikuar për sistemin parashkollor dhe ciklin e ulët, në kuadrin e nismës: “Rritemi me dashuri për natyrën”.  

 

Strategjia shpreh përkushtimin tonë për të zgjedhur çfarë është më e rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve tanë. Duke pranuar se sfida dhe misioni mbeten përherë, edukimi cilësor nëpërmjet të cilit mundësohet formimi i individit të sukseshëm profesionalisht dhe të vlefshëm në shoqëri dhe komunitet.

Ne duhet të besojmë në atë çka u mësojmë fëmijëve tanë! Woodrow Wilson (President i SHBA-ve)

Shkolla “Woodrow Wilson” - Light and Future!

© Wilson School

 KOPSHT - për fëmijët e sistemit parashkollor 

 SHKOLLË 9-VJEÇARE • Shkollë e Mesme • SHKOLLË VERORE