22 Qershor - 3 Korrik 2020

Tarifa e aplikimit 60,000 ALL

“Kampion i jetës tënde”

Kampi Kampionit

Kampi i Kampionit është një bashkëkrijim i SmartED me Shkollën Woodrow Wilson. Ky projekt ka lindur për të përcjellë edukimin elitar botëror.
Një verë aktive ndihmon në zhvillimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm në jetën e një të riu. Ka ardhur momenti që të rinjtë shqiptarë të përjetojnë një stil jetese që i përshtatet Epokës së Informacionit.

 

Kampi do të zhvillohet pranë ambienteve të shkollës Woodrow Wilson, nga data 22 Qershor deri 3 Korrik 2020.

Champ Camp është një kamp veror i krijuar për të rinjtë që synojnë studimet jashtë shteti. Të kesh një ëndërr të madhe, siç është edukimi në Universitetet Ndërkombëtare është një mision që mund të realizohet me stërvitje të disiplinuar dhe përkrahje nga familja. Gjatë organizimit të Kampit të Kampionit adoleshentët do të njihen me jetesën në një kampus universitar. 

Champ Camp është një kamp veror i krijuar për të rinjtë që synojnë studimet jashtë shteti. Të kesh një ëndërr të madhe, siç është edukimi në Universitetet Ndërkombëtare është një mision që mund të realizohet me stërvitje të disiplinuar dhe përkrahje nga familja. Gjatë organizimit të Kampit të Kampionit adoleshentët do të njihen me jetesën në një kampus universitar. 

Përgatitja në momentin dhe vendin e duhur, me përkrahjen e trajnerëve me mendësi fituesi do t'i bëjë ata Kampionë.

Programi Ditor

9:00-9:30 Takimi i mëngjesit

9:30-10:15 SAT Matematikë

10:15-11:00 SAT Anglisht
11:00-11:30 Snack Time
11:30-13:00 Sipërmarrës të së ardhmes
13:00-14:00 Dreka
14:00-15:30 Film (Dokumentar)
15:30-17:00 Kohë krijuese/Sport

22 Qershor - 3 Korrik 2020

Trajnerët e Kampit

Pamela Gruda

Unë jam Pamela, trajnere e SmartED. Diplomuar dhe çertifikuar me rezultate ekselente si Farmaciste pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, me një eksperiencë 4 vjeçare pranë kompanisë lidere në fushën e farmaceutikës, Novartis, si Këshilluese Mjekësore, si edhe pjesë e stafit pedagogjik të Albanian University, si Asistent Lektore.
Pas një eksperience të gjerë në organizimin e eventeve edukuese, vendosa të jem pjesë e krijimit të Kampit të Kampionit, i cili u kushtohet të rinjve me ëndrra të mëdha, duke dhënë një dozë eksperience personale nga një kamp veror amerikan për matematikë. Nëpërmjet klasave dhe eventeve të ndryshme duam të nxjerrim më të mirën e Kampionëve të ardhshëm.

Vasjan Broka

Unë jam Vasjani, trajner i klasës inteligjente SmartED. Pas një rrugëtimi profesional, edukimi dhe trajnimesh në Amerikë, Izrael, Britani të Madhe, Irlandë, Bullgari dhe Shqipëri dua të ndaj me ju eksperiencën time nëpërmjet një programi veror të quajtur Kampi Kampionit, që ju kushtohet të rinjve që duan të studiojnë jashtë shtetit. Me mbarimin e studimeve akademike në degën e Matematikës dhe Ekonomiksit, pranë Universitetit Amerikan të Bullgarisë, vendosa të rikthehem në Shqipëri për të vazhduar trajnimet me studentë nga grupmosha të ndryshme. Biznesi që kam themeluar, ofron një variacion klasash dhe shërbimesh të cilat përgatisin të rinjtë se si të bëhen pjesë e një universiteti Amerikan. Më shumë se 50 studentë kanë ndjekur klasat e personalizuara të SmartED deri tani. Dua t’ju ftoj të bëheni pjesë e Champ Camp dhe së bashku të nisim rrugëtimin drejt një edukimi elitar.

Adela Masha

Unë jam Adela, trajnere nga Shkolla Woodrow Wilson. Me një eksperiencë pune disa vjeçare në fushën e biznesit dhe në mësimdhënie. Pas 15 vitesh studime në Britani të Madhe, vendosa për t’u kthyer në Shqipëri me dëshirën për të sjellë një frymë të re perëndimore në mësimdhënie, duke krijuar bashkëpunime të reja në Shkollën W.W. Dedikuar plotësisht sistemit të arsimit parauniversitar dhe përtej, si ekip kemi marrë përsipër realizimin e disa risive që i mungojnë tregut në vendin tonë në shërbim të studentëve. Kampi i Kampionëve, është një ndër inovacionet e reja të realizuara në Woodrow Wilson. Ky kamp do t’u shërbejë si një urë lidhëse atyre studentëve që aspirojnë për të vazhduar studimet e tyre jashtë Shqipërisë. Do të jetë një eksperiencë e re ku të rinjtë e këtij kampi do të kuptojnë dhe do të mësojnë disiplinën e të mësuarit perëndimor, nëpërmjet disa teknikave të paaplikuara në Shqipëri. Ju ftoj të jeni pjesë e këtij kampi ku çdo gjë do të shërbejë si një trampolinë për të ardhmen e fëmijës tuaj.

Regjistrohu në Kampin e Kampionit

22 Qershor - 3 Korrik 2020

Plotësoni të dhënat më poshtë për t'u kontaktuar nga ne ose na kontaktoni drejtpërdrejt në numrin +355 694795323

whatsapp ico.png
Si preferoni të kontaktoheni?