Ju ndodheni këtu:  Rreth Shkollës > Arti & Sporti

Arti dhe sporti në  Woodrow Wilson

Në shkollën Wilson kurikulat mbështeten në procese integruese, të cilat nxisin modelet praktike, kreativitetin dhe mendimin e lirë. Një ndër synimet prioritare është edhe mbështetja e talenteve sidomos në fushën e sportit dhe artit, fusha të cilat ndihmohen veçanërisht nga infrastruktura. Kinoteatri modern, fushat e sportit, palestra, këndi i lojrave dhe pishina mundësojnë dhe lehtësojnë çdo aktivitet mbështetës të tyre. Shkolla ka lëndën e muzikës, artit figurativ, dancit dhe sportit që në sistemin parashkollor. Realizimi i tyre bëhet përmes pjesëmarrjes në kampionate të ndryshme, pjesëmarrjes në ekipe rajonale dhe kombëtare, festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, projekteve vjetore të shkollës apo kombëtare. Metodologjitë janë të lidhura me teknika që nxisin punën individuale dhe punën në grup, punën me projekte dhe atë publikuese.

 

Në këtë kuadër shkolla ka 2 sportistë, të cilët luajnë me kombëtaren, 3 sportistë që luajnë me ekipet e të rinjve, 4 nxënës që na kanë nderuar me çmime në festivale të ndryshme, kupa sportive, punime të nxënësve, të cilët janë konkludime të punëve me projekte, siç janë aktivitetet e Javës Amerikane, Projektet e Junior Achivment dhe MAS, projekti i përbashkët midis shkollës, Poetekës dhe Ministrisë së Kulturës, Policia në art.

© Wilson School

 KOPSHT - për fëmijët e sistemit parashkollor 

 SHKOLLË 9-VJEÇARE • Shkollë e Mesme • SHKOLLË VERORE